Qazim Laçi ka realizuar golin e radhës me Rizesporin në Superligën turke. Mesfushori shqiptar barazoi sfidën ndaj Koniaspor, të vlefshme për javën 32.
Ishte minuta e 18-të, ndërsa Rizespori sapo kishte pësuar gol. Laçi këmbënguli pas një mungese përqëndrimi te Koniaspor, duke rikthyer edhe baraspeshën.
Laçi rezulton të jetë padyshim lojtari më efikas i Rizesporit këtë sezon.
Dhe pse është mefushor, qëndron si golashënuesi kryesor i ekipit me shtatë gola. Po ashtu regjistron edhe tetë asistime.
Kontributi i tij në 15 gola përgjatë kampionatit, ishte dhe asisti kryesor i Rizesporit për mbijetesën. 30-vjeçari u transferua në merkaton e verës së kaluar dhe rezultoi investimi i duhur.