Sot është një javë e rëndësishme për Abissnet Superioren.
Kampionati rezervon pesë ndeshje, që do të nisin në orën 16:00 dhe vlejnë për javën 34.
Kompanitë e basteve kanë befasuar duke i konsideruar dukshëm favoritë Vorën dhe Flamurtarin, respektvisisht ndaj Elbasanit e Partizanit pavarësisht renditjes. Jo vetëm kaq.
Një vendim i pazakontë vërehet sa i përket ndeshjes Dinamo-Egnatia. Ky takim nuk është kuotuar nga kompanitë e basteve, ndërsa mbetet për t’u parë nëse kuotat do të shtohen në vazhdim.
Kampionatit të rregullt i kanë mbetur tri javë nga fundi. Gara mbetet e hapur për të gjitha objektivat.