Prishtina nuk është as hije e skuadrës që duhet të jetë, zhgënjeu në Kampin Nacional në Hajvali.
Prishtina gjunjëzohet (0:1) në fund nga Malisheva.
Përballja mes këtyre skuadrave ishte derbi i javës së 32-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Përballje për vend të tretë, por Malisheva doli me tre pikë.
Veliu i Malishevës në minutën e 82-të me goditje të fortë nga rreth 18 metra qëlloi shtyllën e majtë të Prishtinës.
Në minutën e 90+3 shtylla e majtë shpëtoi e shpëtoi Malishevën. Në minutën e 90+5 Altin Aliu nga afërsia tundi portën e Prishtinës, 0:1.
Malisheva është në vend të tretë me 52 pikë e Prishtina në të katërtin me 45 sosh.