Ajeti dhe Koindredi e çojnë Baselin drejt fitores – festa e titullit për Thunin shtyhet sërish

Futboll

Ajeti dhe Koindredi e çojnë Baselin drejt fitores – festa e titullit për Thunin shtyhet sërish

Nga: K.G. Më: 2 maj 2026 Në ora: 23:01
Baseli

Thun duhet të presë edhe më gjatë për të festuar titullin e parë të kampionit në historinë e klubit. Në Basel, ata nuk arritën fitoren e nevojshme dhe humbën 3:1.

Në “St. Jakob-Park”, pasi Valmir Matoshi shënoi për 0:1 në minutën e 41-të.

Një nga pak aksionet e bukura të Thunit në këtë ndeshje solli golin. Megjithatë, reagimi i Baselit ishte i menjëhershëm. Metinho barazoi me një goditje të bukur nga rreth 20 metra për 1:1.

Baseli luftoi fort për të mos lejuar që titulli të festohej në stadiumin e vet. Krahasuar me ndeshjet e fundit, ku kishin marrë vetëm një pikë në tre ndeshje, kampioni në largim u paraqit dukshëm më mirë dhe ishte më dominues në pjesën e dytë.

Thun e pati të vështirë të krijonte raste për gol, dhe në minutën e 81-të Fabio Fehr u ndëshkua me karton të dytë të verdhë për një sjellje josportive, duke lënë ekipin me një lojtar më pak.

Pas kësaj, Baseli goditi dy herë, Albian Ajeti (87’) shënoi për 2:1 pas një asistimit të Ibrahim Salah, ndërsa Koba Koindredi (90’) vulosi rezultatin në 3:1.

Albian Ajetu u inkuadrua në lojë në minutëm e76-të për Baselin dhe Valmir Matoshiu u paraqit titullar e Kastriot Imeri për Thunin, Matoshi u zëvëndësua në minutën e 46-të e Imeri në të 67-tën.

Matoshi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 27-të.

Festimi i titullit është shtyrë sërish.

Në vend të festës në sheshin e qytetit Thun, gjithçka do të zhvendoset të dielën në “Stockhorn Arena”, ku lojtarët nga ora 14:00 do ta ndjekin ndeshjen mes FC St. Gallen dhe FC Sion. 

Një barazim i St. Gallen do të mjaftonte për ta zyrtarizuar titullin dhe për të nisur festën e madhe në Thun, përfshirë edhe marshimin e tifozëve drejt qendrës së qytetit dhe një natë feste.

Pas javës së 25-të Thun kryeson me 74 pikë e Baseli është në vend të katërt me 56 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat