Barazimi mes Napolit dhe Komos mund të lejojë Milanin që të arrijë vendin e dytë në renditje dhe të krijojë një distancë me Juventusin që e ndjek.
Por nuk do të jetë e thjeshtë në transfertën përballë Sasuolos, në ndeshjen që nis në orën 15:00. Vendasit kanë regjistruar 2 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje në 5 ndeshjet e fundit ndaj po kalojnë një formë optimale, aq më tepër që Milani ka historinë kundër pasi në 5 ndeshjet e fundit ndaj kësaj skuadre ka triumfuar vetëm një herë.
Alegri i ka besuar rolin e Modriç të dëmtuar Jasharit, i cili e nis nga minuat e parë dhe duhet të tregojë se sa ka mësuar në këto muaj nga kroati.
FORMACIONET ZYRTARE
SASUOLO (4-3-3): Turati; Valukievic, Muharemoviç, Idzes, Garsia; Torstvedt, Matiç, Kone; Berardi, Nzola, Lauriente.
Trajner: Fabio Groso
MILAN (3-5-2): Menja; Tomori, Gabia, Pavloviç; Salemakers, Fofana, Jashari, Rabio, Estupinjan; Nkunku, Leao.
Trajner: Masimiliano Alegri.