Benfica humb titullin dhe i ofron çmimin “Lojtari i ndeshjes” arbitrit,

Futboll

Benfica humb titullin dhe i ofron çmimin “Lojtari i ndeshjes” arbitrit,

Më: 3 maj 2026 Në ora: 16:30
Pamje nga ndeshja

Barazimi me FC Famalicão i ka kushtuar shumë SL Benfica-s, e cila mbrëmjen e kaluar humbi garën për titull kampion përballë FC Porto-s.

Ndeshja ishte mjaft e vështirë për ekipin e drejtuar nga Mourinho pasi disa vendime të arbitrit Gustavo Correia do të diskutohen gjatë.

Rui Costa u ankua publikisht për goditjen nga këndi të akorduar për venasit, pas së cilës erdhi edhe goli i parë.

Sipas presidentit të klubit, kryesori gaboi pasi prekja e fundit ishte e ekipit vendas.

Në fund të ndeshjes në rrjetet sociale Benfica postoi trofeun “Lojtari i ndeshjes” duke shkruar se e meritonte arbitri i ndeshjes.

Por përtej polemikave të ndeshjes në fjalë takimi i djeshëm e afron skuadrën e drejtuar nga Mourinho me një sipërmarrje historike.

Nëse edhe në dy ndeshjet e fundit ekipi i Benfica-s do të evitojë humbjen atëherë skuadra e sezonit 2025-2026 do të futet në histori pasi deri më tani ka ende 0 shifrën në kolonën e humbjeve në kampionat.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat