Forest mposht Chelsea dhe bën hap drejt mbijetesës në Premier League

Futboll

Forest mposht Chelsea dhe bën hap drejt mbijetesës në Premier League

Më: 4 maj 2026 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Nottingham Forest bërë një hap të madh drejt mbijetesës në elitën e futbollit anglez. Kjo pasi ka shënuar një fitore me rezultat 3-1 ndaj Chelsea në Premier League.

Skuadra mysafire e ka nisur ndeshjen më mirë, duke kaluar në epërsi që në minutat e para. Taiwo Awoniyi ka realizuar me kokë pas një krosimi të saktë, ndërsa më pas Igor Jesus e ka dyfishuar rezultatin nga penalltia.

Chelsea ka pasur mundësi për t’u rikthyer në lojë, por Enzo Fernandez e ka goditur shtyllën, ndërsa Cole Palmer e ka humbur një penallti në fund të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë, Forest ka vazhduar dominimin dhe Awoniyi ka shënuar golin e tij të dytë për 3-0, pas asistimit nga Morgan Gibbs-White.

Chelsea ka arritur të shënojë vetëm në kohën shtesë me një goditje nga Joao Pedro, por ka qenë shumë vonë për të ndryshuar rezultatin.

Kjo humbje e thellon krizën e Chelsea, që tashmë ka gjashtë humbje radhazi në kampionat dhe ndodhet në vendin e nëntë, pa asnjë mundësi për të arritur zonën e top-pesëshes.

Në anën tjetër, Nottingham Forest është gjashtë pikë larg zonës së rënies me tri ndeshje të mbetura, duke qenë shumë pranë sigurimit të mbijetesës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat