Ernest Muçi po kalon një javë vendimtare te Trabzonspori. Klubi turk ka të drejtë deri më 10 maj, për të ushtruar opsionin e blerjes së kartonit te Beshiktashi.
Çdo veprim i Muçit shikohet me vëmendje të shtuar në këto ditë nga tifozët. Ndryshimi i fotos së profilit, duke hequr veten me fanellën e Trabzonsporit dhe duke vendosur një foto tjetër me vajzën e tij, është komentuar si sinjal largimi.
Muçi do të qëndrojë i huazuar deri në fund të sezonit. Dhe nëse nuk mbetet në Trabzon, gjasat që janë Beshiktashi të gjejë një klub tjetër për lojtarin e Kombëtares shqiptare.
Mesfushori me tipare sulmuese është parë si ndër lojtarët më të rëndësishëm të këtij sezoni. Ndalesë për të ishte muaji prill, pasi duhet të qëndronte jashtë në disa ndeshje për shkak dëmtimi.