Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

Futboll

Vangjel Zguro nuk humb kohë dhe “transferohet” te kryeqytetasit

Më: 6 maj 2026 Në ora: 12:20
Vangjel Zguro

Pak orë pas njoftimit për largimin nga ekipi i Pogardecit, duke “braktisur” pogardecarët para fazës Play-Off për ngjitjen në Superiore, ish-kapiteni i liqenorëve Vangjel Zguro ka ndryshuar foton e profilit në rrjetin social Instagram.

Ai shfaqet me fanelën e Partizanit, ndërsa nuk ka një ide të qartë, pra kemi të bëjmë me mundësinë e rikthimit te “Demat e Kuq”, apo thjesht ka nostalgji për skuadrën kryeqytetase.

Mbrojtësi Zguro, aktualisht është pa ekip dhe mund të lëviz pa problem te cilida skuadër  shqiptare apo jashtë. Përsa i takon aventurës te Partizani, 33-vjeçari ka qenë pjesë e tyre në periudhën 2024-2025.

Protagonisti në fjalë ka fituar Kupën e Shqipërisë me Kukësin (2018-2019), titullin me Skënderbeun në Kategorinë e Parë (2022-2023) dhe kampionatin te Struga (2023-2024)..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat