Papa Leo XIV pret Interi-n më 9 maj në Vatikan

Futboll

Papa Leo XIV pret Interi-n më 9 maj në Vatikan

Më: 6 maj 2026 Në ora: 16:08
Papa Leo XIV

Një moment i veçantë pret kampionët e Italisë pas pak ditësh. Interi ka siguruar një takim të veçantë në Vatikan ku do të pritet nga vetë Papa Leo XIV.

Klubi milanez, i cili vetëm pak ditë më parë siguroi titullin e 21-të në Serie A, do të pritet nga Papa Leo XIV në Vatikan më 9 maj.

Takimi është planifikuar të shtunën në orën 10:00 të mëngjesit.

Vizita te Ati i Shenjtë do të pasohet edhe nga ndeshja kundër Lazios në “Stadio Olimpico” në orën 18:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat