Agjenti i Lukakut: Pas Botërorit do të jetë sërish në një klub të madh

Futboll

Agjenti i Lukakut: Pas Botërorit do të jetë sërish në një klub të madh

Më: 7 maj 2026 Në ora: 16:16
Romelu Lukaku

Agjenti i Romelu Lukaku, Federico Pastorello, ka folur për të ardhmen e sulmuesit të Napolit në një intervistë për “DAZN Belgium”, duke u ndalur edhe te mundësia e rikthimit tek Anderlecht:

“Besoj 100% se një ditë do të rikthehet, por nëse më pyesni për një të ardhme të afërt, nuk mendoj kështu”.

Ai vlerësoi edhe sezonin e belgut, duke pranuar vështirësitë e hasura:

“Për mua, Romelu është një sulmues fantastik, edhe pse ky sezon ka qenë i vështirë për të. Ka energji të madhe dhe jam i bindur se do të zhvillojë një Botëror shumë të mirë”.

Sipas agjentit, Lukaku do të rikthehet shumë shpejt në nivelin maksimal: “Do ta shohim sërish në formën e tij më të mirë sezonin e ardhshëm.

Dhe kur flasim për nivelin maksimal, flasim për klubet më të mira dhe kampionatet më të forta në botë. Prandaj nuk e shoh një rikthim të menjëhershëm në Belgjikë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat