Aston Villa është në festë të madh, prek finalen e madhe të Europa League në futboll.
Në një atmosferë madhështore në Birmingham, Aston Villa triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Nottingham Forest, duke përmbysur humbjen e sfidës së parë me 1:0.
Watkins (36'), Buendia (57' - nga penalltia), McGinn (77’ e 80’) – janë autorë të golave të kualifikimit.
Aston Villa është në finalen e madhe, ku do të sfidohet nga skuadra gjermane Freiburg.