Serie A, kush fiton më shumë duke luajtur pak 

Futboll

Serie A, kush fiton më shumë duke luajtur pak 

Më: 8 maj 2026 Në ora: 23:55
Pamje nga ndeshja

Kush fiton më shumë duke luajtur pak në Serie A? Faqja e specializuar e merkatos Transfermarkt përpiloi 11-shin titullar, duke u bazuar te paratë që fitojnë lojtarët në raport me minutat që janë aktivizuar.

Në këtë formacion të pazakontë dominojnë Interi dhe Roma.

Zikaltërit kanë 4 futbollistë, ndërsa kryeqytetasit 3. Mes tyre ka emra si Frattesi e De Vrij apo Dybala e Dovbyk. Por ai që përfiton më shumë, duke u bazuar në kohën që ka qenë në fushë, është Dusan Vlahoviç. Sulmuesi i Juventusit ka marrë thuajse 30 mijë euro bruto për minutë.

Në këtë listë janë edhe dy shqiptarë, të cilët kanë gjetur pak hapësirë këtë sezon. Elseid Hysaj është paguar nga Lazio 21,765 euro bruto për çdo minutë në fushë, duke zënë vendin në krahun e majtë të mbrojtjes

. Tjetri është Edon Zhegrova i Juventusit me 14,187 euro bruto për minutë.

Në këtë renditje të Transfermarkt janë përfshirë ata futbollistë që kanë të paktën 90 minuta aktivizim në total.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat