Caktohet gjyqtari që do të ndaj drejtësinë në ”El Clasico”

Futboll

Caktohet gjyqtari që do të ndaj drejtësinë në ”El Clasico”

Më: 9 maj 2026 Në ora: 13:33
Alejandro Hernandez Hernandez

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, Barcelona dhe Real Madrdid do të përballen nesër, në ndeshjen vendimtare të sezonit.

Federata e Futbollit të Spanjës ka caktuar gjyqtarin e ”El Clasicos”.

Drejtësinë në këtë super përballje do ta ndaj gjyqtari Alejandro Hernandez Hernandez.

Pasi do të jetë pjesë edhe e Kupës së Botës, Hernandez do të gjykojë ndeshjen vendimtare të këtij sezoni të La Ligas, ku Barcelona mund të shpallet kampion i Spanjës.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madridit zhvillohet të dielen në stadiumin ”Camp Nou” nga ora 21:00./

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat