Struga Trim Lum ende shpreson të arrijë vendin e dytë në tabelë, megjithëse është gjashtë pikë prapa Shkendijës, dhe sot luan në Tetovë.
Kapiteni i ekipit strugan, Bunjamin Shabani, thotë se ai dhe shokët e tij janë gati për sfidën.
"Na pret një ndeshje derbi kundër një ekipi shumë cilësor.
Mendoj se do të jetë një ndeshje shumë interesante dhe një festë për të gjithë tifozët e futbollit.
Për sa na përket neve si ekip, mund të them se jemi gati për këtë duel", tha Bunjamin Shabani.
"Statistikat në ndeshje të tilla nuk kanë shumë rëndësi, sepse çdo ndeshje është një histori më vete.
Do të hyjmë në lojë me qëllimin për të dhënë më të mirën tonë, duke luajtur lojën tonë të njohur, duke zbatuar mirë pjesën taktike, atë që kërkon stafi i
trajnerëve, dhe besoj se në fund rezultati nuk do të mungojë", shtoi Shabani.