Como kthehet me pikë të plota nga Verona.
Skuadra e Como-s triumfoi me rezultat 1:0 ndaj Veronës, në takimin e javës së 36-të të Seria A.
Como ende beson e shpreson se mund të sigurojë një vend në Champions League.
Vazhdon ëndrra e madhe e kësaj skuadre, befasia më e këndshme e edicionit 2025-2026 në Serie A.
Douvikas shënoi në minutën e 71-të.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit 46 minuta në fitoren e madhe të Como-s.
Como e zë vendin e pestë me 65 pikë, tri më pak se Juventusi që gjendet në të tretin.
Verona është në vend të 19-të me 20 pikë të grumbulluara.