Pasditen e sotme në Shtip, para rreth 5 mijë tifozëve në stadiumin e qytetit, në derbin e javës së 28-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë së Veriut në futboll,
Bregallnica ka barazuan me rezultat 1:1 me skuadrën shqiptare Shkëndija e Haraçinës.
Me hile apo jo Shkëndija së Haraçinës! Tensione në derbin e madh!
Bregallnica tani ka 65 pikë, po aq sa edhe Skopje në vend të dytë.
Skuadra nga Shtipi ka bilanc më të mirë në ndeshjet direkte dhe për këtë arsye mban avantazhin në tabelë, dy xhiro para fundit të kampionatit.
Shkëndija e Haraçinës kaloi në epërsi në minutën e 16-të me golin e Sharkoskit, ndërsa Bregallnica barazoi në minutën e 67-të me anë të Kapsarovit nga penalltia.
Pas golit të barazimit pasoi kaos në fushë. Ndeshja u ndërpre përkohësisht për shkak të reagimeve të lojtarëve dhe stafit mysafir, ndërsa pati tensione dhe përplasje të shumta. Megjithatë, takimi vazhdoi dhe përfundoi me rezultat 1:1, çka solli festë të madhe te tifozët vendas.
Sipas raportimeve, tensione pati edhe pas përfundimit të ndeshjes në rrugën drejt zhveshtoreve.
Tabela aktuale:
1. Bregallnica 65 pikë
2. Skopje 65 pikë
3. Shkëndija 63 pikë
4. Ohrid 62 pikë