Casemiro zbulon një moment interesant me Ancelottin

Futboll

Casemiro zbulon një moment interesant me Ancelottin

Më: 12 maj 2026 Në ora: 11:45
Casemiro

Casemiro ka ndarë një histori interesante për mënyrën unike se si Carlo Ancelotti menaxhon skuadrat në momentet me më shumë presion.

Mesfushori brazilian kujtoi një episod nga ndeshja vendimtare ndaj Paraguait, ku Brazili kishte mundësinë të siguronte kualifikimin për në Kupën e Botës.

“Kundër Paraguait, nëse fitonim, siguronim Botërorin.

Në pushimin mes pjesëve, Carlo Ancelotti erdhi në zhveshtore dhe tha: ‘Do të dal të pi një cigare për pesë minuta, ju flisni mes vete.’”

Sipas Casemiros, qetësia dhe karizma e trajnerit italian ndikuan menjëherë te skuadra, edhe në një moment me presion të madh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat