Tri ditë më parë, Tirana U-18 fitoi titullin kampion në finalen ndaj Partizanit U-18 tek “Arena e Demave”.
Kjo arritje kaloi në plan të dytë, pas dhunës që shpërtheu kur duhet të ishte një moment festiv për bardheblutë.
Lojtarët dhe tifozët e të dyja skuadrave u përfshinë, ndërsa fusha e stadiumit “Arena e Demave” u kthye në arenë boksi. Komisioni i Disiplinës dhe Etikës në FSHF nuk doli dje me vendime siç ndodh zakonisht, por çeli hetimin disiplinor.
Ky hap është parë edhe në raste të tjera, kur dënimet kanë qenë të shumta më pas. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që rëndësia e ngjarjes së pazakontë të bie pas kësaj vonese.
Vendimi i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës:
“Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen FK Partizani U-18 kundër KF Tirana U-18”.