Florentio Perez, presidenti i Real Madridit është paraqitur në një intervistë në mediat spanjolle.
Ai ka folur edhe për yjet e Barcelonës, në veçanti për Lamine Yamalin.
Perez tha se i pëlqen lojtari i klubit spanjoll, por që nuk mund të bëjë ndonjë transferim të tij.
“Po normal, më pëlqen shumë ai.
Por, ta transferojë atë?
(Qesh). Lidhja jonë me Barcelonën është e prishur”, u shpreh Perez
Kujtojmë që kohët e fundit, Perez njoftoi për zgjedhje të reja presidenciale te skuadra e Real Madridit.