Vedat Muriqi me Mallorca-n po rrezikojnë shumë

Futboll

Vedat Muriqi me Mallorca-n po rrezikojnë shumë

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 23:24
Pamje nga ndeshja

Getafe ka arritur tre pikë si vendas, por në anën tjetër Mallorca e Vedat Muriqit me humbjen e sotme po rrezikon shumë dy javë pa rënë perdja e kampionatit spanjoll. 

Skuadra e Getafe-s ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Mallorca-s, në takimin e javës së 36-të. 

Futbollisti Satriano ishte fatal për skuadrën mysafire në pjesën e parë, duke shënuar në minutën e 14-të e 41-të.

Edhe pjesa e dytë ishte interesante.

Romero në minutën e 63-të realizoi për 3:0, ndërsa pas dy minutave (65’) Mascarell ngushtoi rezultatin në 3:1. 

Reprezentuesi i Kosovës, Vedat Muriqi u paraqit titullar për Mallorca-n.

Mallorca bie në vend të 17-të me 39 pikë por ka pikë baras e një ndeshje më shumë se Girona që renditet dy pozita më poshtë. Getafe e zë vendin e shtatë me 48 pikë të mbledhura. 
 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat