Çmenduri në Skoci, sezoni më i çmendur në Evropë përfundon në dramë të paparë

Futboll

Çmenduri në Skoci, sezoni më i çmendur në Evropë përfundon në dramë të paparë

Nga: K.G. Më: 16 maj 2026 Në ora: 15:55
Celtic

Celtic fitoi me rezultat 3:1 ndaj Hearts dhe siguroi titullin e kampionit në një ndeshje që u ndoq me interes të madh nga e gjithë bota e futbollit.

Klubi nga Glasgou kishte nevojë për fitore në javën e fundit, ndërsa Hearts do të shpallej kampion nëse do të mbetej i pamposhtur.

Celticu iu vështirësuan gjërat nga minuta e 43-të, kur Lawrence Shankland realizoi pas një goditjeje nga këndi dhe i dha epërsinë Heartsit.

Megjithatë, vetëm tri minuta më vonë, Celtic barazoi me golin e Arne Engels nga pika e bardhë.

Heroi i madh i Celticut u bë japonezi Daizen Maeda, i cili e shtyu topin në rrjetë në minutën e 88-të pas asistimit të Osmandit.

Fillimisht u akordua pozitë jashtë loje për Osmandin, por pas kontrollit me VAR, goli u pranua.

Në minutën e 90+8, portieri i mysafirëve shkoi në sulm në kërkim të barazimit, por topi përfundoi te Osmand, i cili e çoi qetësisht në portën bosh të Heartsit dhe nisi festa e madhe në fushë.

Ndërkohë, policia shoqëroi lojtarët mysafirë drejt zhveshtores mes tensionit dhe emocioneve të mëdha.

Heroi i papritur, Osmand, para kësaj ndeshjeje kishte luajtur vetëm 14 minuta gjatë gjithë sezonit, por tani u bë njeriu që e udhëhoqi Celticut drejt titullit të 14-të në 15 vitet e fundit.

Hearts, nga ana tjetër, ka qenë katër herë kampion i Skocisë, por titullin e fundit e pret tash e 66 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat