Treshja e Kosovës me Hoffenheimin mbesin jashtë Champions League 

Futboll

Treshja e Kosovës me Hoffenheimin mbesin jashtë Champions League 

Nga: K.G. Më: 16 maj 2026 Në ora: 17:19
Monchengladbach

Monchengladbach triumfoi me rezultat 4:0 ndaj Hoffenheimit, në takimin e javës së fundit përkatësisht të 34-të të Bundesliga I.

Reprezentuesit e Kosovës, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu e Albian Hajdari, u paraqitën si zakonisht titullarë për Hoffenheimin. 

Hajdari u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32-të e Avdullahu në atë të 60-tën.

Hajdari e Asllani u zëvendësuan në minutën e 67-të.

Bolin në minutën e 14-të, Tabakoviq në atë të 23-tën ,Diks (81’) e Hack (90+1') shënuan për fitoren e Monchengladbach.

Hoffenheim mbeti pa një lojtar në fillim të pjesës së dytë. Lemberle u përjashtua me karton të kuq pas dy të verdhëve.

Hoffenheim mbeti jashtë Champions League, duke u renditur në vend të pestë me 61 pikë por siguroi pjesëmarrjen në garat evropiane, ndërsa Monchengladbach përfundoi në vend të 12-të me 38 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat