Vetëm një dilemë kishte mbetur para zhvillimit të javës së fundit në Bundesliga gjermane, cili ekip do të binte direkt nga elita dhe cili do të siguronte vendin për në barazh.
Në një përballje direkte u takuan St. Pauli dhe VfL Wolfsburg. St. Pauli kishte nevojë vetëm për fitore, ndërsa Wolfsburgut i mjaftonte edhe një barazim për të siguruar vendin në barazh.
Në fund, pas një drame të madhe, Wolfsburgu arriti të sigurojë edhe dy ndeshje shtesë për mbijetesë në elitë.
Wolfsburgu triumfoi me rezultat 1:3, në një ndeshje dramatike me shumë raste, një penallti të humbur dhe në fund.
Konstantinos Koulierakis (37’) kaloi mysafirët në epërsi, ndërsa Ceesay barazoi rezultatin në minutën e 57-të.
Një autogol i Vasiljit në minutën e 64-t solli gëzim të ri për Wolfsburgun.
Më pas, Eriksen humbi një penallti (77’), ndërsa Gjorgje Pejqinoviq në minutën e 80-të vulosi gjithçka dhe i dha fund dilemave për fituesin.
Wolfsburg renditet në vend të 16-të me 29 pikë e St. Pauli në të 17-tin me 26.