A do të mbetet Granit Xhaka në kombëtaren e Zvicrës pas Kampionatit Botëror? Selektori befason me deklaratë

Futboll

A do të mbetet Granit Xhaka në kombëtaren e Zvicrës pas Kampionatit Botëror? Selektori befason me deklaratë

Nga: K.Goca Më: 17 maj 2026 Në ora: 13:17
Murat Yakin e Granit Xhaka

Kombëtarja e Zvicrës synon rezultate të lakmueshme në Kampionatin Botëror që mbahet gjatë verës në SHBA, Kanada e Meksikë. Selektori i Zvicrës, Murat Jakin ka folur edhe për kapitenin Granit Xhaka. 

Kapiteni juaj, Granit Xhaka, duket se te Sunderland është zhvilluar edhe më shumë si lider. Si e shihni ju këtë?, është pyetja e mediumi zviceran “Blick”.

“Ai është lider i lindur. Roli i kapitenit dhe udhëheqësit e përmbush jashtëzakonisht shumë. Për të, kjo nuk është presion shtesë, përkundrazi, ai lulëzon edhe më shumë në fushën e lojës”, tha Murat Yakin.

Si e keni vlerësuar kalimin e tij te Sunderland një vit më parë?

“Në qershorin e kaluar ishim bashkë në SHBA. Ai më tregoi për situatën e tij, dëshirat dhe gjithashtu për oferta".

Sa i përket kalimit të Xhakës në Sunderlna, ka thënë: “Atëherë mendova vetëm një gjë: Graniti është shumë i mirë për të mos luajtur më në nivelin më të lartë.

Do të më vinte keq. Sunderland më befasoi gjithashtu, por në të njëjtën kohë ka shumë kuptim”.

Pse?

“Kalimi te Sunderland është tipik për Granitin.

Të kërkojë sfidën më të madhe të mundshme, ta përballojë atë dhe të fitojë përvoja të vlefshme.

Kur një ditë të jetë trajner, këto situata do t’i ndihmojnë dhe ai e di shumë mirë këtë”, ka nënvizuar ai.

A do të mbetet Granit Xhaka me ju në kombëtare edhe pas Kampionatit Botëror? Ai vetë kishte thënë dikur për

‘Blick’ se ky Botëror mund të ishte turneu i tij i fundit me kombëtaren?

“Besoj se ai do të mbetet me ne në kombëtare edhe pas Botërorit”, përgjigjet selektori zviceran.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat