Ish - kapiteni i Partizanit tund sërish rrjetën në Ukrainë

Futboll

Ish - kapiteni i Partizanit tund sërish rrjetën në Ukrainë

Më: 17 maj 2026 Në ora: 13:23
Tedi Cara

Tedi Cara po bën mjaft mirë në javët e fundit të kampionatit ukrainas, edhe pse Oleksandrija ku luan ra nga kategoria. Sot zhbllokoi sfidën në transfertën e Rukh Lviv, ndërsa luhej minuta e shtatë.

Ishte një supergol nga ana e ish-kapitenit të Partizanit.

Ndërkohë Cara kishte shënuar edhe në ndeshjen e kaluar të kësaj jave.

Aktualisht është në kuotën e gjashtë golave dhe dy asistimeve në këtë edicion.

Në merkaton e verës ndërkohë pritet edhe shitja e tij. Kujtojmë se dhe pse pati oferta në dimër nga Polisia dhe Kolos, nuk u arrit marrëveshja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat