Dukagjini i Klinës ka marrë tre pikë të mëdha në luftë për të ikë nga zona e barazhit në elitën e futbollit të Kosovës.
Dukagjini e mposhti me rezultat 2;0 kampionin e ri, Dritën e Gjilanit, në takimin e javës së 34-të.
Golat i realizuan Besir Iseni (19’), Altin Merlaku (41’).
Drita është në krye me 66 pikë, ndërsa Dukagjini në pozitën e pestë me 45 sosh.