Ferizaj barazon me Prishtinën, por bie nga elita 

Futboll

Ferizaj barazon me Prishtinën, por bie nga elita 

Nga: K.Goca Më: 17 maj 2026 Në ora: 17:57
Pamje nga ndeshja

Ferizaj ka marrë një pikë por pa vlerë në Kampin Nacional në Hajvali, duke barazuar me rezultat 3:3 në kuadër të javës së 34-të të elitës së futbollit të Kosovës.    

Albin Krasniqi shënoi në minutën e 14-të nga afërsia, 1:0

Pas dy minutave Baftiu goditi bukur por pret portieri ferizajas, pastaj topi ndalet në shtyllë të djathtë.

Në minutën e 22-të Betim Haxhimusa pengohet nga Vitija,  kurse gjyqtari Zasella akordoi penallti për Ferizajn.

Në minutën e 24-të Richards ishte i saktë nga penalltia, 1:1.

Në minutën e 47-të Rin Ahmeti kaloi portierin dhe realizoi për 2:1. 

Pas 9 minutave (56’) Ferizajt barazoi. Avdulli harkoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa Betim Haxhimusa nga afërsia barazoi rezultatin 2:2.

Rin Ahmeti i pafat në minutën e 61-të, goditja e tij nga rreth 17 metra ndalet nga traversa, shpëtoi Ferizaj.

Prishtina me fat në minutën e 65-të, Betim Haxhimusa goditja me kokë e Haxhimusës ndalet në traversë.

Pas një minute (66’) Oguns realizoi për 2:3. 

Rin Ahmetio barazoi në minutëm e 90+4, gol që e dërgoi Ferizajn në një rang më poshtë.

Ferizaj është në vend të nëntë me 36 pikë e Prishtinë në të katërtin me 46 sosh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat