Shkëndija pa kapitenin Ibraimi dhe pa Ronaldo Webster në finalen e Kupës

Futboll

Shkëndija pa kapitenin Ibraimi dhe pa Ronaldo Webster në finalen e Kupës

Nga: K.G. Më: 19 maj 2026 Në ora: 15:28
Besar Ibraimi

Shkëndija e Tetovës do të jetë e hendikepuar në finalen e Kupës së Maqedonisë së Veriut, që luhet nesër nga ora 20:00 në Arenën Kombëtare “Todor Proeski”, ku do të përballet me Sileksin nga Kratova.

Kratovasit, siç ka njoftuar trajneri Aleksandar Vasoski, do të jenë me të gjitha forcat në dispozicion, pa asnjë mungesë.

Ndërsa Shkëndija do të jetë e dobësuar nga mungesa e dy futbollistë shumë të rëndësishëm këtë sezon.

Shkëndija do të luajë pa golashënuesin më të mirë Besar Ibraimi, i cili mungon për shkak të lëndimit, si dhe pa anësorin Ronaldo Webster, i cili mungon për shkak të kartonëve të verdhë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat