Agron Selmani për Ferizajn: Një mundësi për ta kthyer dhimbjen në krenari 

Futboll

Agron Selmani për Ferizajn: Një mundësi për ta kthyer dhimbjen në krenari 

Nga: K.G. Më: 20 maj 2026 Në ora: 12:04
Agron Selmani

I madh dhe i vogël me padurim e presin finalen e Kupës së Kosovës në futboll, ndërmjet Dukagjinit të Klinës dhe Ferizajt.

Finalja luhet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar në orën 20.00.

Ish trajneri i Ferizajt, Agron Selmani, tha se janë emocione të mëdha para kësaj finale. 

“Sot futbolli ferizajas po përjeton emocione të mëdha, sfida të vështira por edhe momente krenarie !

Për KF Ferizajn, rënia nga Superliga është e dhimbshme por klubet e mëdha nuk maten vetëm me suksese, por edhe me mënyrën se si ngrihen pas vështirësive!

Të enjten i pret finalja e madhe e Kupës, një mundësi për ta kthyer dhimbjen në krenari dhe për t’i dhënë qytetit një festë që do të mbahet mend !

Në anën tjetër, klubi më i ri i qytetit Dinamo, të shtunën ka para vetes një ndeshje historike për inkuadrim në Superligën e Kosovës.

Me punë, sakrificë dhe zemër të madhe kanë dëshmuar se ëndrrat mund te bëhen realitet.

Suksese të dyja klubeve në ndeshjet në vijim ,është momenti ta shkruani historinë tuaj për qytetin, për tifozët dhe për të ardhmen e futbollit në Ferizaj!”. – ka shkruar Agron Selmani në profilin e tij në facebook.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat