Shkëndija e Tetovës mbeti edhe pa trofeun e Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Skuadra kuqezi zhgënjeu sonte në stadiumin ‘Tudor Proeski” në Shkup, duke pësuar humbje me rezultat 1:0 nga Sileksi i Kratovës.
Një edicion për t’u harruar nga skuadra tetovare e cila përveç që nuk e mbrojti titullin e kampionit, mbeti edhe pa Kupën e Maqedonisë.
Në anën tjetër ia pa sherrin edhe skuadra shqiptare Struga Trim Lum e cila nuk do të kualifikohet në Conference League.
Futbollisti Adi Aliç vulosi fitoren e Sileksit në minutën e 72-të.
I vetmi ngushëllim për Shkëndijën është kualifikimin në Conference League.