Neymar po përballet me një tjetër dëmtim. Në Brazil konfirmohet se do mungojë te Santosi, ndërsa pritet t’i bashkohet Brazilit në javën e ardhshme për përgatitjet. Një situatë e tillë bëhet e pabesueshme, teksa emri i tij në listë u prit me padurim.
Shefi i stafit mjekësor të Santosit, Rodrigo Zogaib, konfirmoi se Neymari po përballet me dëmtim. Megjithatë, sipas tij nuk do të pengohet që të jetë i gatshëm më 27 maj për Brazilin.
Stafi mjekësor i përfaqësueses po ashtu po monitoron gjendjen e Neymarit. Ky dëmtim erdhi vetëm dy ditë pasi trajneri Carlo Anceloti e konfirmoi për Botërorin.
Shqetësimi është i pranishëm te stafi i Brazilit. Më 31 maj është projektuar miqësorja me Panaman.