Maqedonia e Veriut do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në futboll.
Nën drejtimin e përzgjedhësit të ri, Goce Sedloski, për të cilin kjo është grumbullimi i dytë pas atij debutues për ndeshjen e barazhit kundër Danimarkës,
Maqedonia fillimisht do të udhëtojë drejt Sarajevë, ku më 29 maj do ta zhvillojë përballjen kundër Bosnja dhe Hercegovina.
Pas kësaj sfide, do të luajë edhe ndaj Turqisë, në një tjetër test të rëndësishëm.
Selektori i ri ka ftuar gjashtë shqiptarë, në mbrojtje Visar Musliun, Ezgjan Alioskin, Imran Fetain dhe në mesfushë kapitenin Enis Bardhi, Agon Elezin e Sefer Eminin.