Vllaznimi sfidohet nga Teteksi i Tetovës për një vend në Ligën e Dytë

Futboll

Vllaznimi sfidohet nga Teteksi i Tetovës për një vend në Ligën e Dytë

Më: 21 maj 2026 Në ora: 12:20
Vllaznimi

Pas shortit të sotëm janë mësuar edhe çiftet e barazhit për sigurimin e një vendi në Ligën e Dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut, ku tetë skuadra do të luftojnë për katër biletat.

Vllaznimin nga Struga për kundërshtar do ta ketë Teteksin e Tetovës, ndërsa Kamenica Sasa do të përballet me Euromilk Gorno Lisiçe.

Boreci do të ketë përballë Kozhufin, ndërsa Pobeda Valandovo do të luajë kundër Kamnjanit.

Ndeshjet e këtyre barazheve do të zhvillohen më 30 maj, ndërsa pritet që shumë shpejt të publikohen edhe stadiumet ku do të zhvillohen këto katër përballje vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat