Kreu i FSHF-së Armand Duka elozhe ish-stafit të Kombëtares

Futboll

Kreu i FSHF-së Armand Duka elozhe ish-stafit të Kombëtares

Më: 22 maj 2026 Në ora: 13:26
Doriva, presidenti i FSHF-së Armand Duka, Pablo Zabaleta & Sylvinho

Ditën e sotme në ambientet e stadiumit "Air Albania", i është dhënë lamtumira përfundimtare ish-trajnerit të Kombëtares, Sylvinho. Së bashku me brazilianin janë nderuar edhe asistentët e tij, Doriva dhe Pablo Zabaleta.

Ka qenë vetë kreu i FSHF-së, Armand Duka i cili gjatë fjalës së tij i ka falënderuar të tre trajnerët për kontributin e çmuar që i kanë dhënë futbollit shqiptar.

Ndër të tjera, Duka theksoi vlerësimin e lartë që ka për treshen që punuan në Kombëtare për 3 vite.

“Ne jemi sot këtu të gjithë, për t’ju falenderuar për kontributin tuaj në futbollin shqiptar me ekipin Kombëtar, që realisht është simboli i futbollit shqiptar, simboli i të gjithë shqiptarëve.

Gjatë 3 viteve, z.Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta kanë dhënë një kontribut maksimal.

Kanë përjetuar momente të bukura, jo vetëm në rezultate.

Rezultati është padyshim i rëndësishëm, por ajo që mbetet është edhe dinjieti me të cilin ata kanë përfaqësuar fanellën shqiptare. Përkushtimi me të cilin ata kanë punuar gjatë këtyre 3 viteve dhe në fund të fundit mbetet miqësia dhe dashuria jonë, fakti që pothuajse jemi të gjithë FSHF këtu për t’i falënderuar”, ka thënë Armand Duka ndër të tjera.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat