Shkëndija synon një paraqitje pozitive në Shkup

Futboll

Shkëndija synon një paraqitje pozitive në Shkup

Më: 23 maj 2026 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Shkëndija nga Tetova sot e mbyllin këtë edicion në Shkup me synimin për të përfunduar sezonin me dinjitet.

“Kampionatin dhe sezonin kuqezinjtë tanë e mbyllin në transfertën e kryeqytetit ndaj rivalit të vjetër, Vardarit.

Pas triumfit të skuadrës shkupjane në Strugë javën e shkuar, u konfirmua matematikisht se trofeu i këtij viti do t’i takojë Vardarit/

Shkëndija synon një paraqitje pozitive në këtë derbi të fundit për të nderuar ngjyrat e klubit përpara nisjes së përgatitjeve evropiane.

Besart Ibraimi nuk do të jetë pjesë e skuadrës për këtë transfertë për shkak të një dëmtimi në gju.

Fahd Ndzengue mungon në këtë sfidë përmbyllëse për shkak të pezullimit automatik me 5 kartonë të verdhë.

Reshat Ramadani mbetet jashtë fushave shkaku i rikuperimit nga dëmtimi i ligamenteve.
Në dyshim:

Babacar Gaye, Endrit Krasniqi dhe Fabrice Tamba ndjejnë shqetësime fizike dhe aktivizimi i tyre mbetet në pikëpyetje deri para ndeshjes.

Ronaldo Webster rikthehet në dispozicion të plotë të stafit teknik pasi shleu pezullimin prej tri ndeshjeve moslojë shkaku i kartonit të kuq.

Evropa e sigurtë: Shkëndija ka blinduar pozitën e nënkampionit në renditje, rezultat që garanton pjesëmarrjen e 13-të të njëpasnjëshme në kupat e Evropës.

Sezon historik evropian: Gjatë këtij edicioni, kuqezinjtë shkruan historinë e futbollit vendor duke performuar jo vetëm në fazën e ligës, por duke prekur edhe fazën play-off.

Bilanci sezonal: Në dy përballjet e para të këtij kampionati, bilanci është krejtësisht i barabartë. Vardari fitoi 1:0 në Tetovë, ndërsa Shkëndija u hakmor me të njëjtin rezultat 1:0 në Shkup.

Mbyllja e kampionatit: Ky derbi tradicional, ndonëse nuk ndryshon fatin e tabelës, mbetet një ndeshje prestigji ku të dyja ekipet kërkojnë fitoren për prestigj”, njofton Shkëndija..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat