Roma sfidon Milanin për të rrëmbyer Moise Kean në verë

Futboll

Roma sfidon Milanin për të rrëmbyer Moise Kean në verë

Më: 24 maj 2026 Në ora: 18:43
Moise Kean

Roma ka hyrë zyrtarisht në garë për transferimin e sulmuesit italian Moise Kean, duke iu bashkuar klubeve të interesuara për yllin e Fiorentinës, mes të cilëve përmenden edhe AMilan dhe Tottenham.

Sipas raportimeve të “Calcio Mercato”, lëvizja e klubit kryeqytetas lidhet ngushtë me objektivin për të siguruar pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm. Roma duhet të triumfojë ndaj Hellas Verona në javën e fundit të kampionatit italian për të mbajtur gjallë shanset për një vend në elitën europiane.

Në qendër të projektit sportiv qëndron trajneri Gian Piero Gasperini, i cili konsiderohet një admirues i madh i cilësive të Kean.

Tekniku italian besohet se e sheh sulmuesin 26-vjeçar si partnerin ideal në repartin ofensiv përkrah Donyell Malen, i transferuar përfundimisht nga Aston Villa te Roma për rreth 25 milionë euro.

Raporti thekson se Fiorentina kërkon rreth 45 milionë euro për të dhënë dritën jeshile për shitjen e Kean, ndërsa Roma po shqyrton mundësinë e uljes së kostos financiare duke përfshirë në marrëveshje sulmuesin ukrainas Artem Dovbyk.

Me interesimin në rritje dhe konkurrencën nga klube të tjera të mëdha europiane, e ardhmja e Moise Kean pritet të jetë një nga çështjet më të nxehta të merkatos së verës në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat