Como e Mërgim Vojvodës spektakolare, kualifikohen në Champions League

Futboll

Como e Mërgim Vojvodës spektakolare, kualifikohen në Champions League

Nga: K.G. Më: 24 maj 2026 Në ora: 23:00
Como

Como spektakolare, ka triumfuar me rezultat 4:1 ndaj Cremoneses, në takimin e javës së 38-të në Serie A.

Como e Mërgim Vojvodës spektakolare, kualifikohen në Champions League. Vojvoda u paraqit nga minuta e 83-të.

Vendasit nuk kishin forcë ndaj Comos së disponuar për lojë.

Për Comon shënuan Rodriguez (36'), Douvikas (51'), De Cunha (74'-nga penalltia e 81’) dhe për Cremonesen Bonazzoli (55' - nga penalltia). 

Grassi i Cremoneses u përjashtua me karton të kuq në minutën e 74-të.

Cremonese përfundoi në vend të 18-të me 34 pikë dhe bie nga Serie A.

Como e zë vendin e katërt me 71 pikë të grumbulluara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat