Klodian Duro vendos me "shpatulla pas muri" Vllazninë dhe Elbasanin

Futboll

Klodian Duro vendos me "shpatulla pas muri" Vllazninë dhe Elbasanin

Më: 26 maj 2026 Në ora: 12:49
Klodian Duro

Ish-mesfushori i Kombëtares Klodian Duro, ka qënë i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel. Ndër temat e trajtuara kishte të bënte me Final Four në Superiore, ku Duro dha versionin e tij:  

“Egnatia është ekipi që i tha dy ekipeve të tjera, si Vllazninë dhe Elbasanit, që pretendonin titullin, që titulli fitohen në fund të sezonit, jo në fillim apo dhjetor. Egnatia bëri një lëvizje shumë të zgjuar.

Në momentin kur Tetova njoftoj largimin, presidenti Demrozi nuk priti dhe prezantoj trajnerin e ri, Nevil Dede. Kjo ardhje e re, po ta shikosh edhe në rreshtim e lojë, është një tjetër Egnatia e sezonit që bëri.

Mendoj se kjo gjë ka shkundur edhe vetë lojtarët. Kur vjen një trajner i ri, grupi jep gjithçka.

Duke përfshirë edhe finalen e Kupës që humbi kundër Dinamos, 3 ndeshjet e fundit Egnatia kanë zhvilluar sffida shumë të mira”..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat