Albion Musliu, i njohur me nofkën “Xhaka”

Futboll

Albion Musliu, i njohur me nofkën “Xhaka”

Më: 26 maj 2026 Në ora: 14:03
Albion Musliu

19-vjeçari Albion Musliu, i njohur me nofkën “Xhaka”, një nga talentët më premtues të Akademisë së Shkëndijës, nesër pritet të realizojë ëndrrën e tij më të madhe duke u bërë pjesë e një skuadre me emër të spikatur.

Mesfushori kuqezi po kalon një sezon fantastik me Shkëndijën U19, ku me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e shumë skautëve si nga Maqedonia e Veriut ashtu edhe nga jashtë vendit, ndërsa emrat e klubeve mbeten ende anonimë.

Albion Musliu konsiderohet si një nga lojtarët më cilësorë të gjeneratës së tij në Superligën e të rinjve.

Kapiteni i Shkëndijës U19 ka treguar lidership, kreativitet dhe inteligjencë të lartë në lojë, duke qenë një faktor kyç në sukseset e skuadrës kuqezi këtë sezon.

Xhaka luan si mesfushor qendror dhe ofensiv, ndërsa dallohet për teknikën e lartë, kontrollin fantastik të topit dhe vizionin e shkëlqyer në fushë. Ai ka realizuar 15 gola dhe shumë asistime këtë sezon, statistika që dëshmojnë potencialin e madh të tij.

Karrierën e nisi që në moshë të vogël në akademinë e Shkëndijës, ku gradualisht u zhvillua në një nga futbollistët më premtues të klubit tetovar.

Pas përfundimit të sezonit me paraqitje mbresëlënëse, Albion Musliu ndodhet para një momenti shumë të rëndësishëm në karrierën e tij. Mbetet të shihet nëse talenti kuqezi do ta vazhdojë karrierën në vendlindje apo do të transferohet jashtë shtetit për një aventurë të re në futbollin profesionist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat