Futbollisti i Tikveshit nga Kavadari, Berat Sadik, në moshën 39-vjeçare, ka vendosur t'i japë fund karrierës së tij si lojtar aktiv.
Sulmuesi Sadik luajti për herë të fundit për ekipin e Kavadarit në ndeshjen kundër Rabotnickit, pasi hyri në pjesën e dytë.
Sadik lindi në Shkup, por kishte pasaportë finlandeze dhe luajti për ekipin kombëtar finlandez.
Gjatë karrierës së tij, ai luajti për klube si Kups, Lahti, po ashtu për Arminia Bielefeld, pastaj në Zulte Waregem, në Lahti, Helsinki, Thun, Krylya Sovjetov, Doxa, Himanstik, Anorthosis, Enosis dhe Doxa, para se të transferohej në Tikvesh.
"E falënderojmë për përkushtimin, profesionalizmin dhe gjithçka që i dha klubit. Ishte një nder për ne ta kishim atë pjesë të familjes sonë.
Njëherë i yni - përgjithmonë i yni!" shkroi klubi maqedonas Tikveshi në rrjetet sociale.