Talenti i madh shqiptar shënon në Kampionatin Evropian 

Futboll

Talenti i madh shqiptar shënon në Kampionatin Evropian 

Nga: K.Goca Më: 26 maj 2026 Në ora: 21:09
Mark Gjokaj

Mali i Zi U-17 sot ka pësuar humbje me rezultat 2:1 nga Danimarka U-17 në ndeshjen e parë të Kampionatit Evropian në futboll.

Talenti i madh shqiptar, Mark Gjokaj, futbollisti i Deçiqit nga Tuzi, shënoi për malazezët.  

Danimarka kaloi në epërsi në minutën e 20-të, kur Mikel Bro Hansen shfrytëzoi hutimin e mbrojtjes dhe mposhti Simon Soshiqin.

Në fakt, Danimarka mund të kishte shkuar edhe në 2:0 para se në minutën e 38-të Mark Gjokaj të tundte rrjetën pas asistimit të Petar Vujoviqit.

Me rezultatin 1:1 u shkua në pushim, por me kalimin e kohës skuadra malazeze e pati gjithnjë më të vështirë të përballej me rivalin, i cili krijonte raste gjithnjë e më lehtë.

Soshiq, me dy ndërhyrje të shkëlqyera, në rastin ideal të Hatarit dhe te goditja nga distanca e Hansenit, ruajti rezultatin 1:1, ndërsa pati edhe fat kur Nikolaisen nga vetëm pak metra goditi pranë shtyllës.

E gjithë kjo ndodhi rreth dhjetë minuta para se Danimarka të arrinte me meritë fitoren. Në minutën e 76-të Soshiq mund të kishte reaguar më mirë, por topi pas goditjes jo të fortë të Hatarit i kaloi nën duar.

Gjokaj u zëvendësua në minutën e 82-të.

Mali i Zi është në grupin B është me Italinë, Francën dhe Danimarkën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat