Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për dy ndeshjet e radhës miqësore, ku “Dardanët” do të përballen me Çekia dhe Andorra. Grumbullimi i futbollistëve ka sjellë një atmosferë shumë pozitive në kampin e ekipit kombëtar, ku është vërejtur optimizëm, motivim dhe energji e re mes lojtarëve dhe stafit teknik.
Nën drejtimin e shtabit teknik, futbollistët kanë nisur përgatitjet me intensitet të lartë, duke u fokusuar si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik. Gjatë seancës së parë stërvitore është parë përkushtim maksimal nga të gjithë lojtarët, të cilët synojnë të shfrytëzojnë këto miqësore për të forcuar grupin dhe për të rritur nivelin e lojës së ekipit.
Këto dy sfida konsiderohen të rëndësishme për vazhdimin e procesit të ndërtimit të kombëtares, pasi stafi teknik synon të testojë alternativa të ndryshme dhe të krijojë sa më shumë stabilitet në ekip para ndeshjeve zyrtare që e presin Kosovën në vazhdim.
Fryma pozitive që po mbretëron në kampin e “Dardanëve” shihet si një sinjal i mirë për ekipin, i cili po vazhdon të punojë me synimin për të arritur rezultate sa më të mira dhe për të ngritur edhe më shumë konkurrencën brenda grupit.