Elmas: Duhet të ndërtojmë veten si ekip para ndeshjeve të shtatorit

Futboll

Elmas: Duhet të ndërtojmë veten si ekip para ndeshjeve të shtatorit

Më: 29 maj 2026 Në ora: 00:09
Elmas

Maqedonia e Veriut po përgatitet intensivisht për ndeshjet miqësore, me Bosnjën dhe Hercegovinwn e Turqinë. 

Të premten (20:30) në Sarajevë takohemi me Bosnjën.

Futbollisti Elif Elmas foli për pritjet nga kjo ndeshje.

“Gjëja më e rëndësishme është të përqendrohemi te vetja dhe ajo që duhet të ndërtojmë si ekip kombëtar para ndeshjeve të shtatorit. Kundërshtarë të fortë na presin dhe duhet të përgatitemi në maksimum.

Ne gjithmonë i mirëpresim lojtarët e rinj pozitivisht, detyra jonë është t'i ndihmojmë ata të përshtaten më shpejt dhe të krijojmë një atmosferë të mirë”, theksoi  lojtari i Maqedonisë së Veriut.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat