Barcelona nuk ndalet, siguron një tjetër afrim nga Premier League

Futboll

Barcelona nuk ndalet, siguron një tjetër afrim nga Premier League

Më: 29 maj 2026 Në ora: 20:27
Barcelona

Barcelona duket shumë aktive, para hapjes së merkatos.

Katalanasit duket se kanë siguruar edhe Bernardo Silvën.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle dhe atyre italiane, katalanasit kanë gjetur akordin me futbollistin, i cili vjen me parametra zero pas mbylljes së aventurës së tij te Manchester City.

Përfaqësuesit e lojtarit shqyrtuan edhe disa oferta nga Atletico Madrid dhe Juventus, por vullneti i vetë Silvës ishte kalimi nën urdhrat e trajnerit Hansi Flick. Kjo lëvizje vjen si një afrim i rëndësishëm ekonomik për klubin, pasi transferimi nuk kërkon pagesë dëmshpërblimi për kartonin.

Paralelisht me këtë operacion, drejtuesit e Barcelonës janë duke punuar edhe për afrimin e sulmuesit Julian Alvarez, për të cilin po përgatitet një ofertë prej 100 milionë eurosh drejtuar Atletico Madridit.

Këto lëvizje pasojnë blerjen e fundit të Anthony Gordon nga Newcastle për shifrën e 80 milionë eurove. Përmes këtyre investimeve, krerët e klubit synojnë të ndërtojnë një grup konkurrues për sezonin e ri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat