Gjimshiti, me shumë gjasa po përjeton ditët e fundit si lojtar i Atalantës

Futboll

Gjimshiti, me shumë gjasa po përjeton ditët e fundit si lojtar i Atalantës

Më: 30 maj 2026 Në ora: 22:55
Berat Gjimshiti

Kapiteni i Kombëtares Berat Gjimshiti, me shumë gjasa po përjeton ditët e fundit si lojtar i Atalantës.

33-vjeçarit i skadon kontrata gjatë kësaj vere dhe ekipi bergamask nuk është i interesuar për të vazhduar bashkëpunimin.

Burime për media ndërkombëtare, bëjnë të ditur se Marseille ka shfaqur interesim për të marrë në gjirin e saj Gjimshitin. Madje, shkohet me tej se kanë nisur kontaktet e para.

Qendërmbrojtësi shqiptar është i interesuar për të kaluar në Francë, çka e bën akoma më të thjeshtë finalizimin e “aksit” Bergamo-Marseille.

Prej verës së vitit 2018-të, Berat Gjimshiti ka luajtur rregullisht me Atalatën, ndërsa arritja më e madhe, përkon me triumfin në Europa League, sezoni 2023-2024..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat