Fundi i një miti: Askush si Milner në Premierligë, me 12 trofe të fituar

Futboll

Fundi i një miti: Askush si Milner në Premierligë, me 12 trofe të fituar

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 13:31
James Milner

Një nga karrierat më të gjata dhe më të respektuara në futbollin anglez ka marrë fund.

Mesfushori anglez, James Milner, ka njoftuar për tërheqjen nga futbolli në moshën 40-vjeçare, duke e mbyllur një rrugëtim profesional që zgjati 24 vjet.

Milner largohet si futbollisti me më shumë paraqitje në historinë e Premierligës.

Në shkurt të vitit 2026 ai e theu rekordin e mbajtur nga Gareth Barry dhe e çoi numrin e ndeshjeve të tij në elitën angleze në 658.

Gjatë karrierës së tij ai i veshi fanellat e Leeds United, Newcastle United, Aston Villa, Manchester City, Liverpool dhe Brighton & Hove Albion.

Arritjet e tij janë të jashtëzakonshme: 12 trofe madhorë, përfshirë tre tituj të Premierligës, një Champions League, FA Cup, League Cup dhe trofe të tjerë kombëtarë e ndërkombëtarë.

Ai i zhvilloi gjithashtu 61 ndeshje me kombëtaren e Anglisë.

Në mesazhin e lamtumirës, Milner u shpreh se ndihet krenar për gjithçka që ka arritur në futboll dhe se mbi të gjitha do t’i ruajë kujtimet dhe miqësitë e krijuara gjatë karrierës së tij.

Një rekord që mund të qëndrojë për shumë vite: 658 ndeshje në Premierligë dhe 12 trofe të fituar, shifra që e bëjnë James Milnerin një nga legjendat më të mëdha të futbollit anglez. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat