Mbrojtësi kuqezi mbetet pa trajner, ikën Conceicao

Futboll

Mbrojtësi kuqezi mbetet pa trajner, ikën Conceicao

Më: 1 qershor 2026 Në ora: 21:52
Sergio Conceicao

Tani është zyrtare. Sergio Conceicao nuk është trajner i Al Ittihad. Klubi arab ka shkarkuar trajnerin, për shkak të rezultateve që nuk shkuan përshtat me objektivat e ekipit.

“Klubi njofton ndërprerjen e menjëhershme të kontratës me trajnerin e ekipit të parë, Conceicao.

Ky vendim vjen pas një analize të plotë të performancës së ekipit dhe objektivave të ardhshëm të klubit”- shkruan Al Ittihad.

Kujtojmë që te ky ekip luan mbrojtësi i kombëtares.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat