Çelsi po shqyrton mundësinë për të tentuar transferimin e Ibrahima Konate si lojtar i lirë, sipas raportimeve të fundit nga media franceze.
Klubi londinez thuhet se po e ndjek nga afër situatën e mbrojtësit, duke parë një mundësi të madhe nëse ai largohet pa kosto transferimi.
Megjithatë, Çelsi nuk është i vetëm në garë. Sipas të njëjtave burime, Real Madrid dhe Bajern Mynih gjithashtu kanë shfaqur interes për shërbimet e mbrojtësit francez, duke e bërë garën për të edhe më të fortë.
Konaté konsiderohet një nga mbrojtësit më të spikatur në Evropë, dhe çdo lëvizje e tij potenciale pritet të shkaktojë një betejë të madhe në merkato mes gjigantëve europianë. Vendimi për të ardhmen e tij pritet të jetë një nga temat kryesore të merkatos së ardhshme verore.