Arsim Lamallari, specialist për promovimin e ekipeve në Ligën e Parë

Futboll

Arsim Lamallari, specialist për promovimin e ekipeve në Ligën e Parë

Më: 2 qershor 2026 Në ora: 13:28
Arsim Lamallari

Arsim Lamallari, një emër i njohur në futbollin tonë vendor, tashmë ka marrë epitetin e specialistit, kur janë në pyetje promovimet e ekipeve në Ligën e Parë.

Ai një gjë të tillë, siç raporton infOSport.mk e bëri me Shkëndijën e Haraçinës, duke e ndihmuar këtë skuadër për të shkruar historinë, inkuadrimin në Ligën e Parë.

Lamallari, skuadrës kuqezi nga Haraçina iu bashkua shtatorin e vitit të kaluar, ndërsa përvoja dhe kontributi i tij dhanë fryt që në sezonin e parë.

Kujtojmë, Arsim Lamallari, i cili ka bërë edhe karrierë ndërkombëtare, duke luajtur edhe në futbollin turk, gjatë karrierës së tij kishte ndihmuar edhe skuadrat si Euromilk, Skopje, Sileks dhe Besa Dobërdoll.

Thjeshtë specialistë i promovimeve të ekipeve në Ligën e Parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat